Gjendet pa shenja jete një person në Mramor të Prishtinës
19 mars 2018
| 15:49
Policia e Kosovës ka bërë me dije se të hënën rreth orës 8: 00 kanë pranuar informatën për një person pa shenja jete në fshatin Mramor të Prishtinës.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës, ka thënë për “Kosovapress” se bëhet fjalë për I.G. 55 vjeç. Ajo ka thënë se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor i cili ka dalë në vendin e ngjarjes.
“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion dhe rasti është cilësuar vdekje e dyshimtë”, ka thënë Ahmeti.