Gjendet pa shenja jete një person në një motel në Graçanicë
06 shtator 2019
| 15:13
Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në një motel në Graçanicë.
Ende nuk dihet shkaqet që kanë quar deri te vdekja e personit në fjalë. “Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, është thënë në raportin e Prokurorisë së Shtetit.