Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq
29 janar 2025
| 10:03
Një person në Obiliq është gjetur pa shenja jete. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
“Obiliq 28.01.2025-NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësit relevante ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.