Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë
27 qershor 2022
| 11:00
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe ekipi mjekësor, i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti po hetohet si “Hetim mbi vdekjen”.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur në shtëpinë e tij pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, është thënë në raportin e policisë.