Gjendet pa shenja jete një person në Vushtrri

28 mars 2023 | 16:01

Një person është gjetur i vdekur në fshatin Vërnicë të Vushtrrisë.

Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot, rreth orës 11:00, Policia  ka pranuar informatën për gjetjen e një trupi të pajetë në fshatin Vërnicë të Vushtrrisë. Trupi i pajetë deri me tani  i paidentifikuar është  i gjinisë mashkullore i moshës së shtyrë”, ka thënë Zahiti.

Më tutje, ai ka thënë se hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për identifikimin dhe  zbardhjen e  rrethanave të rastit.

Sipas policisë me urdhër prokurorit trupi i pa jetë  dërgohet në IML për obduksion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim vrasjen e…