Gjendet pas 250 vjetësh anija legjendare e kapitenit James Cook
20 shtator 2018
| 11:24
Anija legjendare e kapitenit James Cook, HMS Endeavor, besohet të jetë gjetur më në fund pas 250 vjetësh.
Arkeologët detarë, të cilët kanë kaluar më shumë se dy dekada në kërkim të anijes, thonë se tani kanë identifikuar pikën e saktë ku po ‘pushon’ HMS Endeavor.
Detajet e asaj që do të zgjidhë një nga misteret më të mëdha detare të të gjitha kohëve do të shpallen zyrtarisht të premten në Shtetet e Bashkuara.