Gjendet pas 75 vjetësh “Tanku fluturues” i Rusisë
15 gusht 2018
| 10:03
Aeroplani rus “Tanku fluturues” është nxjerrë nga fundi i një liqeni, 75 vjet pasi u qëllua gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Mbetjet e aeroplanit luftarak sovjetik, i Luftës së Dytë Botërore me nofkën “Tanku fluturues”, u nxorën nga fundi i një liqeni në Murmansk, në veri të Rusisë.
Organizata ruse “Krahët e fitores” e ka nxjerrë aeroplanin dhe e ka ndërmend ta ekspozojë pas restaurimit.