Gjendet trupi i 88-vjeçarit që ra në Erenik
19 janar 2018
| 12:51
Është gjetur trupi i pajetë i personit që ka rënë në lumin Erenik dhjetë ditë më parë.
Lajmin për “Kallxo.com” e ka konfirmuar komandanti i Stacionit Policor të Gjakovës, major Kristë Gjokaj.
“Ju njoftoj se personi i zhdukur ditë më parë është gjetur nga njësitet e kërkimit të zhytësve të FSK-së në një distancë prej 2 kilometrash nga vendi ku i ndjeri kishte rënë”, ka deklaruar Gjokaj.
Ai ka bërë me dije se trupi i pajetë është gjetur në afërsi të fshatit Bishtazhin te e ashtuquajtura Ura e Telit.