Gjendet trupi i 45-të nga viktimat e aksidentit në Bullgari

26 nëntor 2021 | 13:50

Një trup tjetër është gjetur gjatë kontrollit të autobusit të aksidentuar në Bullgari. Bëhet e ditur se i gjeturi është një fëmijë.

Kështu, numri i viktimave nga aksidenti është rritur në 45, ashtu siç u njoftua në fillim të aksidentit tragjik.

Informacionin e ka konfirmuar për mediat bullgare edhe zëvendës-kryeprokurori dhe shefi i Shërbimit hetues kombëtar të Bullgarisë, Borisllav Sarafov.

“Në ora 21:15, në mbrëmjen tragjike nëpërmjet “Kapitan Andrevo” kanë hyrë 52 udhëtarë, prej të cilëve 45 i kemi gjetur në autobus, kurse 7 janë në spitalin “Pirogov”, ka deklaruar ai./Alsat/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar…