Gjendet trupi i një 12 vjeçari gjatë gërmimeve në Zallq të Istogut
05 mars 2019
| 13:36
Në fshatin Zallq të komunës së Istogut, është gjetur një trup i moshës 12 vjeçare gjatë gërmimeve për persona të zhdukur gjatë luftës.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Kryetari i Komisionit Qeveritar për të pagjeturit, Prenk Gjetaj. “Sipas ekspertëve, trupi i përket një 12 vjeçari i cili ishte i mbështjellë me një batanije dhe kishte të mbathura një palë çorape. Identiteti i tij akoma nuk dihet dhe po pritet të bëhen analiza”, u shpreh Gjetaj.
Ai ka bërë të ditur që gërmimet për të zhdukurit në këtë lokalitet, kanë përfunduar.