Gjendet trupi i pajetë edhe i një sulmuesi të dyshuar në veri

25 shtator 2023 | 13:53

Prokuroria e Kosovës ka konfirmuar të hënën se e ka gjetur trupin e pajetë të edhe një sulmuesi të dyshuar në veri të vendit, duke e çuar në katër numrin e sulmuesve të vrarë.

Trupi i pajetë është gjetur rreth 1.5 kilometra larg “vendit të incidentit”, një ditë pasi një grup prej dhjetëra personave të armatosur e sulmuan Policinë e Kosovës.

Lajmi është konfirmuar për “Radion Evropa e Lirë” nga prokurori Naim Abazi.

“Jemi duke bërë përpjekje ta identifikojmë atë për momentin, pasi nuk kishte dokumente identifikimi me vete”, ka thënë Abazi.

Abazi ka thënë se, po ashtu, është në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një automjet tjetër me armatim.

Policia e Kosovës u sulmua nga persona të maskuar në orët e hershme të së dielës pasi shkoi për t’i larguar barrikadat e vendosura në Banjskë, të cilët u strehuan në manastirin e fshatit më vonë.

Si pasojë, zyrtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku është vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur.

Të dielën, autoritetet e Kosovës kanë thënë se tre sulmues janë vrarë gjatë sulmit, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta janë arrestuar.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
GJILAN Adresa: Rruga e Prishtinës , Gjilan Euro Diesel: 1.47€…