Gjendet trupi i pajetë i 10-vjeçarit në lumin Fan në Mirditë
17 prill 2022
| 13:21
Trupi i pajetë i 10-vjeçarit Sevasjan Laska është gjetur në lumin Fan, pasi rrjedha e lumit e mori të martën e 5 prillit, në Mirditë.
Polumbarë të Forcës Detare u angazhuan për më shumë se 10 ditë në kërkimet për gjetjen e trupit të fëmijës 10-vjecar.
Ai u gjet pranë digës së hidrocentralit në Reps, në thellësinë 7 metra.
Kërkimet u zhvilluan në brigjet e lumit Fan, edhe në kushte të moti ekstrem.
Trupi i pajetë iu dorëzua autoriteteve dhe familjarëve për procedurat e mëtejshme. /Top-channel.tv