Gjendet trupi i pajetë i 68-vjeçares në Thumanë
28 nëntor 2019
| 01:06
Vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit ku së fundi është gjetur edhe një trup i pajetë në Thumanë.
Anthy Cara, 68-vjeçare është gjetur para pak minutash në Thumanë. Më gjetjen e 68 vjeçares numri i viktimave ka shkuar në 36. Operacione e kërkim shpëtimit vazhdojnë.
Më herët u gjetën edhe Almir Cara, e fejuara e tij Stela dhe një fëmijë që mbante mbiemrin Vata.