Gjendet trupi i pajetë i biznesmenit shqiptar në Greqi, arrestohet autori

06 shtator 2022 | 08:44

Ditën e sotme është gjetur trupi i pajetë i biznesmenit shqiptar në Greqi, Xhani Topalli, i cili rezultonte i zhdukur që prej 28 gushtit.

Sipas medieve greke, një biznesmen 53-vjeçar i cili merrej me hoteleri është personi i cili mendohet si autori i vrasjes së babait të tre fëmijëve që jetonte në Rodos prej më shumë se dy dekadash.

Bëhet me dije se ka qenë vetë 53-vjeçari ai që ka kontaktuar policinë dhe ka rrëfyer krimin e bërë së bashku me vendin ku ndodhej trupi i pajetë i shqiptarit.

Biznesmeni shqiptar rezultonte i zhdukur që prej datës 28 gusht, kur pati një takim me hotelierin 53-vjeçar nga Kallithea, për t’i shlyer detyrimet sipas një marrëveshjeje që kishin lidhur.

Familja në denoncimin e saj pohoi se Topallin e kishin marrë peng, pasi makina e tij ishte gjetur e braktisur në një zonë dhe se telefoni nuk i dilte më i hapur.

Autoritetet kanë vënë në pranga 53-vjeçarin, i cili, pas marrjes në pyetje, ka pranuar krimin e bërë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Albert Camus Përktheu: Leonora Buçinca “I nderuar z. Germain,…