Gjendet trupi i pajetë i Dardan Kadrijajt, familja i falënderon të gjithë që u angazhuan për kërkim

01 janar 2023 | 17:11

Familja e Dardan Musa Kadrijajt nga fshati Rostovicë e Deçanit kanë bërë me dije se më 1 janar është gjetur trupi i pajetë i viktimës.

Në njoftimin e kësaj familje është thënë se trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Pas procedurave mjeko-ligjore, do ju njoftojmë për kohën e varrimit. Me dhimbje të thellë e konsideratë të lartë për bashkëndjesinë me ne si familje, falënderimit të veçantë për Policinë dhe Ushtrinë e Kosovës dhe bashkëfshatarët e të afërmit që u angazhuan këto ditë”, është thënë në njoftimin e familjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ndërrimin e motmotit…