Gjendet trupi i pajetë i një personi, në vilën në ndërtim të mesfushorit egjiptian të Arsenalit
28 korrik 2019
| 20:43
Gjatë ditës së sotme është njoftuar se në oborrin e shtëpisë së mesfushorit egjiptian të Arsenalit, Muhamed Elneny, është gjetur trupi i pajetë i një personi.
Personi që konstatoi kufomën ishte babai i futbollistit, që njoftoi menjëherë policinë.
Autoritetet egjiptiane kanë mbërritur menjëherë në vilën e mesfushorit dhe kanë marrë viktimën, për të kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa ende nuk dihet si mund të ketë përfunduar trupi i tij aty.
Në fakt vila e Elneny është në ndërtim e sipër, ndaj dyshimet e para janë që viktima të ketë qenë punonjës aty dhe të ketë humbur jetën aksidentalisht, ndërsa mund të jetë groposur nga shokët e tij, shkruan “mapo.al”.