Gjendet vajza | Nisin kërkimet për makinën që e mori rrjedha e ujit, brenda ishin babë e bir (VIDEO)

20 nëntor 2022 | 18:13

Një makinë e ka marrë rrjedha e ujit të përroit në Malësinë e Madhe, në vendin e quajtur “Grykë Lugje”.

Në të udhëtonin tre persona, banorë të zonës, babai Pjetër Rushaj me dy fëmijët, djalin dhe vajzën.

Në momentin që rrjedha e ujit ka marrë përpara makinën, vajza e 50-vjeçarit ka mundur të dalë dhe është ndihmuar nga një banor i zonës.

Ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa babanë e saj dhe vëllain i ka marrë rrjedha e ujit, e cila siç duket edhe në këtë video është shumë e fuqishme.

Në vendngjarje ndodhen polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe. Ata po punojnë për gjetjen e dy shtetasve (babë e bir).

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prurjet e shumta të ujit kanë shembur urën e vjetër…