Gjendet i vdekur pranë varrit të babait
14 janar 2018
| 22:00
Një person i moshës 43 vjeçare nga fshati Dol i komunës së Gjakovës është gjetur dje pa shenja jete rreth orës 12:OO në varrezat e këtij fshati, pranë varrit të babait të tij. Sipas Policisë, bëhet fjalë për personin me inicialet K.M. i gjinisë mashkullore. Rastin e konfirmoi komandanti i Stacionit Policorë të Gjakovës, Kristë Gjokaj. “Dje rreth orës 12 është gjetur një person i moshës 43 vjeçare ku dyshohet se ka bërë vetëvrasje si pasojë e pirjes së një helmi” , deklaroi major Kristë Gjokaj për “kallxo.com”. Sipas Gjokajt, me urdhër të prokurorit të rastit trupi i pa jetë është dërguar për obduksion.