Gjendja e fëmijës që u plagos nga vëllai në Suharekë është stabile

03 nëntor 2024 | 11:38

Një 10-vjeçar u plagos aksidentalisht mbrëmë nga vëllai i tij i mitur në Suharekë.

Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime te rënda dhe pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Prizren, është dërguar në QKUK.

Për Klankosova.tv, drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla deklaroi se i mituri është në gjendje stabile pas kryerjes së ekzaminimeve.

“Një 10-vjeçar është trajtuar mbrëmë në Qendrën Emergjente, me plagë sklopetare, pas intervenimit kirurgjik në sallën e Emergjencës nga ekipet e anestezionit, kardiovaskulare , ortopedisë dhe kardioplastike, është transferuar në Klinikën e Ortopedisë për vazhdim të trajtimit. Gjendja e tij është stabile”, tha Syla për Klankosova.tv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda ka thënë…