Gjendja e jashtëzakonshme në Maqedoni vazhdohet edhe për 14 ditë
30 maj 2020
| 14:20
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë në Maqedoninë e Veriut është sjell vendimi për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme edhe për 14 ditë të tjera.
Lajmin e ka bërë me dije presidenti i Maqedonisë, Stevo Pendarovski, menjëherë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.
“Vendimi për gjendjen e jashtëzakonshme është marrë me qëllim që t’i mundësohet Qeveris që më lehtë dhe më mirë bashkë me institucionet shëndetësore të mund të përballen me pandeminë, dhe kjo nuk ka kurrfarë lidhje me datën për mbajtjen e zgjedhjeve”, ka thënë Pendarovski, raporton “Alsat-M”.