Gjendja e pacientëve nuk është stabile, respektoni rekomandimet e IKSHP-së
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës të zbatojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për të ruajtur distancën, të shmangin kontaktin dhe të rrisin higjienën personale.
Këto komente Zemaj i ka bërë pas vizitës që ka pasur sot në Klinikën Infektive me drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadanin.
Ministri Zemaj ka bërë me dije se gjendjen e pacientëve nuk është stabile.
Ky është statusi i Zemajt:
Të nderuar qytetarë,
Sot, ne gjithë së bashku duhet të kemi më shumë kujdes sepse duke u kujdesur për vete, ne kujdesemi për njëri-tjetrin.
Në vizitën e bërë në Qendrën Infektive bashkë me Prof. Naser Ramadanin, ku stafi drejtues i Qendrës Infektive na njoftoj nga afër me gjendjen e pacientëve e cila nuk është stabile.
Për stafin mjekësor bashkëndjejmë lodhjen e tyre si dhe i inkurajojmë që punën profesionale ta vazhdojnë deri në fundin e pandemisë.
Në ditët në vijim do të shpërndajmë manualin për mbrojtjen nga përhapja e virusit COVID-19, ku do t`i gjeni edhe udhëzimet e përkohshme për aplikimin e masave për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, në institucionet publike gjithashtu edhe në ato private.
Shpresojmë që me këtë manual qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe institucionet publike dhe atyre private, ja bënë të qartë, rregullat e përgjithshme dhe u’a sqaron të gjitha rregullat në lidhje me lirinë e lëvizjes dhe repektimit të tyre me qëllim të parandalimit dhe përhapjës së pandemisë COVID-19.
Ju bëjmë lutje të gjithë qytetarëve që ti shmangen kontakteve me njëri-tjetrin, ta ruajnë distancën dhe të mirëmbahet higjiena personale.
Bashkë do ja dalim.