Gjendja e pacientëve në Infektivë e rënduar, kërkohet shtrëngim i masave

31 mars 2021 | 13:34

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku,  ka deklaruar se rritja e rasteve në javët e fundit të të infektuarve me Covid-19 ka ndikuar të rritet edhe numri i të hospitalizuarve.

Ai ka treguar se gjendja e pacientëve të shtrirë në këtë klinikë është mjaft e rënduar.

“Realisht rritja e numrave me COVID-19 në dy javët e fundit ka ndikuar që kjo të reflektojë edhe në rritjen e numrit të hospitalizuarve, ne faktikisht i kemi çdo ditë qe dy javë gati e kemi çdo ditë të mbushura kapacitetet e Klinikës Infektive. Po krijohet përshtypja që nuk ka vende të lira por Infektiva është klinika e parë dhe kemi edhe tri klinika tjera përveç Infektives që janë për pacientët me COVID dhe kështu deri sot asnjë pacientë që kanë pasur nevojë për marrjen e shërbimeve nga mjeku nuk ka mbetur pa shërbime”, ka deklaruar Sadiku për KS.

Ai ka thënë se janë duke u bërë përgatitje për të hapur edhe klinika tjera me qëllim që të krijohen shtretër të mjaftueshëm për gjithë pacientët. “Faktikisht gjendja është shumë e rëndë ne i kemi mbi 100 pacientë që janë me oksigjenoterapi dhe një pjesë e madhe e tyre është me gjendje të rëndë klinike. Ky numër i madh i rasteve të reja ka filluar të reflektohet edhe në numrin e të sëmurëve”, është shprehur ai.

Sadiku ka deklaruar se duhet të ndodh kufizimi i masave të reja.

“Sipas rekomandimeve të IKSHPK duhet me pas kujdes më shumë së pari do të duhej me i respektua masat edhe mbikëqyrja e respektimit të tyre sepse ka rënë respektimi i masave. Pastaj ndoshta mund të bëhen edhe ndonjë restriksion tjetër sipas rekomandimit të IKSHP me qëllim që ky trend dhe numri i madh i rasteve që janë të ndalës për arsye se paraqitja e 13 mijë rasteve aktive është i madh sepse nëse një apo dy pacientë e marrin prej atyre që janë aktive sot mund të kemi edhe 20-30 mijë raste për një kohë shumë të shkurt. Prandaj, për t’ dhënë hapësirë vaksinës qeveria mendoj që do të duhej me analizua situatën bashkë me Institutin dhe me marr masa adekuate së pari në respektim të masave që janë dhe me shikua a ka nevojë për masa tjera shtesë apo jo”, ka deklaruar  Sadiku.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas shumë raportimeve nëpër gazetat spanjolle se Kosova nuk do…