Gjendja e pacientëve të prekur me koronavirus, stabile

19 mars 2020 | 13:03

Gjendja shëndetësore e personave të prekur me koronavirus është stabile. Kështu ka bërë me dije Valbon Krasniqi, infektolog në Klinikën Infektive të QKUK-së.

“Për momentin kemi 13 pacientë të shtrirë në Klinikë të konfirmuar me COVID-19. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë”, ka thënë Krasniqi për “Klan Kosova”.

Krasniqi ka theksuar se numri i mostrave që kanë arritur nuk mund të thuhet saktë, pasi sipas tij ndryshon në vazhdimësi.

Numri i personave të prekur me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 20. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka lutur qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të kujdesen për higjienën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…