Gjendja e popullsisë së botës sot e infektuar me virusin korona
01 prill 2020
| 08:46
Përhapja e pandemisë së COVID 19 po vijon me ritme të shpejta në gjithë botën. Sipas statistikave të publikuara nga Universiteti amerikan “John Hopkins”, numri i persona të vdekur nga koronavirusi ka shkuar në 42 341, ndërsa numri i të infektuarve në 859 796. Të shëruar deri tani janë 178 301 pacientë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të madh të të infektuarve në rang global, me 189 618, ndërsa të vdekur janë 4 075. Ndërsa Italia ka numrin më të madh të viktimave, deri tani 12 428.