Gjendja e rënde financiare në Postën e Kosovës, temë diskutimi me përfaqësuesit e MEA

18 dhjetor 2020 | 21:41

Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Ambientit Rexhep Kadriu, së bashku me këshilltarin në MEA Vllaznim Përgjegjaj, si  dhe drejtorin e NJPMNP Besnik Krasniqin, e vizituan të premten Postën e Kosovës.

“Sot, kryetari i bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Postës së Kosovës, Leonard Shabanaj me anëtarin Fadil Aliu, së bashku me U.d. Kryeshefin Ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi dhe U.d. zevëndës kryeshefin Etrit Hotin, pritën në takim Zv. Ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Rexhep Kadriun, Këshilltarin politik të Ministrit të MEA-së, Vllaznim Përgjegjaj  dhe Drejtorin e Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike, Besnik Krasniqi”, është thënë në komunikatën e Postës së Kosovës.

Sipas Postës së Kosovës, në këtë takim me përfaqësuesit e Qeverisë nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, e cila është aksionari i Postës së Kosovës, u bisedua shtruar për gjendjen e përgjithshme në ndërmarrje, posaçërisht për gjendjen e rëndë financiare të saj.  “Kryetari i BPD-ve dhe U.D. Kryeshefi Ekzekutiv ia paraqitën gjendjen zyrtarëve të lartë të MEA-së, ndërsa kërkuan që sa më parë të mbështetet Posta e Kosovës, mbase ajo ndodhet në një gjendje tejet të rëndë financiare dhe me kushte të rënda të teknologjisë dhe pjesës motorike. Ata me këmbëngulje kërkuan që t’i paguhet ndërmarrjes tonë borxhi i grumbulluar i SHUP-it nga ana e Qeverisë.  Zv. Ministri Rexhep Kadriu dhe Drejtori i NJPMNP-së mirëpritën hapat e ndërmarra nga BPD dhe Menaxhmenti i Postës së Kosovës për implementimin e kontratave që e zhvillojnë operativitetin e ndërmarrjes, ndërsa garantuan mbështetjen e gjithanshme të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit. Sa i përket borxhit të Shërbimit Universal Postar, pritet të rregullohet me një kod të veçantë dhe në mënyrë të rregullt të fillohet me pagesa, nga janari i vitit 2021”, është thënë në njoftim.

Në fund të takimit, Smakiqi i’u dhuroi zyrtarëve të MEA-së ekzemplarë të kornizuar të pullave postare.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Franca ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me…