Gjendja e rënduar me Covid, LDK-ja kërkon seancë të jashtëzakonshme

01 shtator 2021 | 16:46

Lidhja Demokratike  e Kosovës (LDK) është duke kërkuar që deputetët të rikthehen nga pushimet pasi gjendja me koronavirus është përkeqësuar javëve të fundit në Kosovë.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi,  ka thënë se deputetët e kësaj partie janë të gatshëm për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme lidhur me situatën pandemike.

“Grupi Parlamentar i LDK-së, shpreh gatishmërinë për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, pas gjendjes së re të krijuar si pasojë e shpërthimit të valës së re të pandemisë dhe abstenimit të Qeverisë karshi saj. Numri rekord i rasteve të vdekjes dhe i atyre të infektuar, sasia e vaksinave në dispozicion dhe procesi i organizimit të vaksinimit të qytetarëve, si dhe situata e rënduar në sistemin shëndetësor, janë vetëm disa nga temat e domosdoshme për diskutim të menjëhershëm nga përfaqësuesit e popullit në Kuvend”, ka shkruar Gashi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Ambientit dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë që…