Gjendja e sigurisë në Deçan, e qetë
Gjendja e sigurisë në komunën e Deçanit është e qetë. Kështu është bërë me dije në mbledhjen e tretë të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), ku ishte i pranishëm edhe kryetari i kësaj komune Bashkim Ramosaj.
Në këtë mbledhje është diskutuar për çështjen e sigurisë në komunën e Deçanit, për mërgimtarët; ofrimin e shërbimeve, sigurinë dhe ngjarjet kulturore etj., për parandalimin e keqpërdorimit të ujit të pijes për sezonin veror, dhe për shqyrtimin e draft planit të punës së KKSB-së për vitin 2019.
Komandanti i Stacionit Policor në Deçan kapiten Faik Jahmurataj, ka vlerësuar se gjendja e sigurisë në Deçan është e qetë. Sipas tij, rastet e vjedhjeve kanë rënë dukshëm. Ai ka njëkohësisht ka kërkuar që të rritet bashkëpunim mes Drejtorisë së Inspekcionit në sezonin veror gjatë inspektimeve të përbashkëta.
Po ashtu edhe drejtori i Inspekcionit, Halil Tolaj, ka thënë se kanë rritur bashkëpunimin me policinë gjatë inspektimeve të përbashkët, ku ka konfirmuar se kanë mbyllur dy lokale të jashtëligjshme në komunën e Deçanit, dhe ka paralajmëruar se janë në procedura për aprovimin e rregullores për respektimin e orarit të punës.
Ndërsa koordinatori i KKSB-së, Ismet Kukleci, ka thënë se vazhdon të mbetët shqetësuese rruga e cila kalon para Manastirit e cila ka krijuar një huti dhe pa siguri të qytetarët ku brenda 100 metrave rrugë duhet të kalohet mbi 13 pengesa rrugore (policë të shtrirë).
Ai ka thënë se kjo është pengesë për lirinë e lëvizje së qytetarëve.
/Epoka e re/