Gjendja e sigurisë në Klinë, e qetë dhe pa probleme të mëdha

19 dhjetor 2019 | 16:37

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Klinës, Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) ka mbajtur takimin e gjashtë dhe të fundit për vitin 2019, ku është diskutuar për situatën e sigurisë në territorin e kësaj komune. Këtë takim e ka udhëhequr nënkryetari i Klinës, Besim Hoti i cili ka njoftuar të pranishmit se për këtë vit është përmbushur kalendari i paraparë i takimeve të mbajtura nga ky këshill.

Ndërsa komandanti i stacionit policor në Klinës, Rexhë Berisha ka thënë se situata e sigurisë  në këtë komunë është e qetë dhe pa probleme të mëdha.

Ai ka njoftuar të pranishmit me statistikat e rasteve të paraqitura dhe numrin e gjobave të shqiptuara.

Po ashtu, ai ka theksuar se Policia e Kosovës ka bërë të gjithë përgatitjet për ofrimin e sigurisë gjatë ditëve të festave të fundvitit.

Në anën tjetër, të pranishmit kanë shprehur shqetësimet e tyre për problemet me të cilat përballën qytetarët, duke theksuar problemin e qeneve endacak dhe rrjetin e vjetruar të energjisë elektrike.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Bashkësinë Lokale të Runikut ka filluar asfaltimi i rrugës…