Gjendja e sigurisë në Lipjan vlerësohet e qetë

29 gusht 2019 | 16:14

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Komunën e Lipjanit ka mbajtur takimin e rregullt me radhë nën kryesimin e nënkryetarit komunës Fauz Xhemajli.

Nënkryetari Xhemajli ka thënë se gjendja e sigurisë në Komunën e Lipjanit vlerësohet e qetë dhe stabile.

Përveç pikave të tjera të rendit të ditës, KKSB-ja me theks të veçantë ka diskutuar, raportin për gjendjen e sigurisë në territorin e Komunës së Lipjanit, të cilin e ka paraqitur komandanti i stacionit policor në Lipjan Bashim Bytyqi ku thuhet se gjendja e sigurisë në komunën e Lipjanit, është e qetë.

Ndër të tjerash në këtë takim anëtarët e KKSB-së, si prioritet të domosdoshëm theksuan parandalimin e dukurive negative në gjithë territorin e komunës së Lipjanit ku u kërkua një angazhim dhe bashkëpunim më i madh i qytetarëve me policinë.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës ka bërë me dije se është lëshuar…