![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/09/118909390_10158713217065816_6139950835056141748_n.jpg)
Gjendja e spitaleve dhe e pacientëve me Covid-19 në 28 ditët e fundit në Kosovë
07 shtator 2020
| 08:31
Kosova që nga fillimi i pandemisë e deri më sot ka shënuar gjithsej 14 119 raste me koronavirus, prej tyre 563 nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë sot ka publikuar një fotografi rreth ngarkesës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme nga rastet me Covid-19.
Në 28 ditët e fundit numri më i madh i të shtrirëve në QKUK dhe spitalet e përgjithshme ka qenë më 10 gusht. Në këtë ditë, 654 pacientë kanë qenë duke u trajtuar për koronavirus, ku 467 prej tyre kanë qenë të konfirmuar se janë pozitivë.
Numri i pacientëve që po trajtohen për koronavirus në QKUK dhe spitalet e përgjithshme ka pësuar rënie. Sot të shtrirë janë 375 pacientë, prej tyre 277 janë të konfirmuar me koronavirus.