Gjendja e tre të lënduarve në aksidentin e rëndë në Prishtinë
14 gusht 2023
| 08:59
Tre persona janë lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë.
Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, tha se dy prej të lënduarve janë pranuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, ndërsa një është ende në Emergjencë.
Syla tha se gjendja e tij është më e rënduar.
“Mosha e tij është rreth 20 vjeç”, tregoi ai.
Për rastin ka njoftuar edhe Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 03:00, në rrethrrotullimin në lagjen Lakrishte, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, kanë thënë nga policia.