Gjendja e virusit Korona nëpër botë
Më shumë se 4 588 360 raste infektimi dhe 309 296 të vdekur janë regjistruar në 196 vende dhe territore të botës që nga fillimi i përhapjes së koronavirusit. Ndër këto raste, të paktën 1 618 800 sot konsiderohen të shëruar.
Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00 janë regjistruar 4 676 vdekje të reja dhe 96 569 raste infektimi në mbarë botën.
Vendet që kanë regjistruar më shumë vdekje të reja në 24 orët e fundit janë ShBA-ja, 1 247; Brazili, 824 dhe Britania e Madhe, 468.
Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 82 941 raste të të infektuarve, përfshirë 4 633 vdekje dhe 78 219 të shëruar. Tetë raste të reja infektimi u njoftuan midis të premtes dhe të shtunës.
Me numër të rasteve, ShBA-ja është vendi më i prekur, me 1 456 029 raste infektimi të regjistruara zyrtarisht, duke përfshirë 87 991 vdekje dhe 250 747 të shërime.
Pas ShBA-së, vendet më të prekura janë Britania e Madhe me mbi 34 466 vdekje për 240 161 raste, Italia me 31 763 vdekje për 224 760 raste, Franca me 27 625 vdekje për 178 870 raste dhe Spanja me 27 563 të vdekur për 230 698 raste.
Evropa – 1 869 325 raste (165 407 viktima).
ShBA-ja dhe Kanadaja – 1 531 799 raste (93 749 viktima).
Amerika Latine dhe Karaibet – 482 581 raste (27 374 viktima).
Azia – 344 821 raste (11 903 viktima).
Lindja e Mesme – 271 426 raste (8 057 viktima).
Afrika – 80 032 raste (2 680 viktima).
Oqeania – 8 381 raste (126 viktima).