Gjendja me Covid, Zemaj kërkon nga qytetarët të jenë të kujdesshëm
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë me dije se ata që shkelin masat anti-Covid do të përballen me ligjin.
Zemaj ka kërkuar nga qytetarët që të tregohen të kujdesshëm në raport me Covidin, në mënyrë që shteti të funksionojë në mënyrë të hapur.
“Ta mbrojmë veten dhe të afërmit, të mbrojmë shëndetin publik dhe ta ndihmojmë shtetin. Shteti duhet të jetë i hapur. Nxënësit duhet të vazhdojnë të vijon mësimin në shkolla, bizneset duhet të vazhdojnë të punojnë, qytetari të mos varfërohet nga pamundësia për të punuar. Andaj, të jemi të kujdesshëm dhe ta mundësojmë funksionimin e hapur të shtetit për të gjithë”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i Zemajt:
Kemi dëshmuar se sa herë kemi qenë bashkë, kemi fituar. Andaj, edhe në luftë kundër Covid-19, pashmangshëm do të dalim fitues!
Të vazhdojmë fuqishëm, secili në përgjegjësitë që kemi, qeveria, policia, inspektoratet, spitalet, qytetarët dhe të gjithë akterët tjerë, bashkë kundër pandemisë.
Zëri i ekspertëve të vazhdojë të jetë zëri i vetëm që duhet të dëgjohet, vendimet e institucioneve duhet të respektohen dhe secili prej nesh, t’i zbatojë ato.
Ta mbrojmë veten dhe të afërmit, të mbrojmë shëndetin publik dhe ta ndihmojmë shtetin. Shteti duhet të jetë i hapur.
Nxënësit duhet të vazhdojnë të vijon mësimin në shkolla, bizneset duhet të vazhdojnë të punojnë, qytetari të mos varfërohet nga pamundësia për të punuar.
Andaj, të jemi të kujdesshëm dhe ta mundësojmë funksionimin e hapur të shtetit për të gjithë.
Ndërsa për ata që shkelin masat anti-Covid-19, duhet të zbatohet në përpikmëri Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, nga organet e rendit.
Bashkë ia dalim!
Vendose maskën!
Mbaje higjienën!
Ruaje distancën!