Gjendja në pikat kufitare: Mërgimtarët presin deri në 5 orë për të hyrë në Kosovë

25 dhjetor 2021 | 16:46

Mërgimtarët të cilët janë duke ardhë në Kosovë për festat e fundvitit, janë duke pritur deri në pesë orë për të kaluar në pikat kufitare.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, kolona në pikën kufitare në Merdarë është deri në 2000 metra ndërsa pritjet zgjasin deri në pesë orë.

Kolona të gjata janë edhe në pikën kufitare në Muçibabë nga 300 deri në 350 metra, ndërsa pritjet zgjasin nga 30 deri në 40 minuta.

Po ashtu edhe te Dheu i Bardhë ka kolona nga 100 deri në 150 metra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy televizione nga Prishtina e një nga Shkupi, po piratohen…