Gjendja nuk është e mirë në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit
Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), Shaip Havolli, ka bërë me dije se procesi i deklarimit të pasurisë së zyrtarëve publikë ka shkuar mirë dhe verifikimit do t’i nënshtrohet 20 për qind e listës së përgjithshme.
Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që ky numër të rritet në rast të denoncimeve nën dyshimet për deklarim të rremë.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Havolli ka thënë se në Kosovë ekziston një gjendje jo e mirë sa i përket parandalimit dhe luftimit të korrupsionit, sidomos të nivelit të lartë.
Megjithatë, ai ka treguar se mbi 100 raste për korrupsion janë duke u trajtuar në AKK sa i përket tremujorit të këtij viti.
Havolli ka paralajmëruar se do të ketë zgjerim të kompetencave dhe forcim të rolit të AKK-së në luftimin e korrupsionit.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)