Gjendja shëndetësore e Bora Zemanit, Olsa ndan lajmin e fundit
03 shkurt 2022
| 14:56
Për disa ditë, prezantuesja Bora Zemani u detyrua të mungonte sërish në program.
Shkas për këtë u bë gjendja shëndetësore. Pas një intervenimi që pati, Bora kësaj radhe pati regjim shtrati në shtëpi shkaku i temperaturës së lartë deri në 40.
Por, sot ajo e ka marrë veten dhe i është rikthyer xhirimeve në program.
Lajmin e ka bërë të ditur autorja e “Përputhen”, Olsa Muhameti e cila në insertin e ndarë nga hyrja e programit është shprehur se e ka marrë malli.
Bora duket në top formë, me bukurinë dhe ëmbëlsinë e saj që i ka munguar ekranit për mbi një javë.