Gjendja shëndetësore e Hashim Thaçit, Specialja: Po i vazhdon aktivitetet ditore

20 shkurt 2025 | 15:41

Zyra për medie e Dhomave të Specializuara në Hagë ka përsëritur se nuk mund të japin detaje për gjendjen shëndetësore të Hashim Thaçit.

Në një përgjigje me shkrim për “RTK”-në, ata kanë potencuar se kjo vjen si shkak i respektimit të privatësisë së tij.

“Ky është një detyrim ligjor për të mbrojtur të drejtat e tyre. Sipas Rregullores së Paraburgimit të DHSK-së, nxjerrja e të dhënave mjekësore të të paraburgosurve është e mundur vetëm me pëlqimin e tyre paraprak të bazuar në informacion, në përputhje me standardet e BE-së për mbrojtjen e të dhënave”, është thënë në përgjigje me shkrim.

Mirëpo, kjo zyrë ka theksuar se Thaçi po vazhdon aktivitetet ditore në objektin e paraburgimit.

“Megjithatë, do të shtoja se nuk ka qenë e pazakontë që të akuzuarit të mungojnë në seanca gjyqësore individuale kur nuk ndihen mirë ose kanë ankesa të vogla shëndetësore në ditën kur mbahet seanca. Gjithashtu, mund t’ju them se zoti Thaçi tani po merr pjesë në veprimtaritë e rregullta ditore në objektin e paraburgimit”, ka njoftuar zyra për media e Speciales.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka thënë se Vetëvendosje do…