Gjendja shëndetësore e Isa Mustafës, stabile
10 janar 2018
| 15:36
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), me qëllim të informimit të opinionit publik, ka bërë me dije se kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa, këto ditë ka qenë i prekur nga një grip sezonal, si pasojë e të cilit është detyruar që të trajtohet në institucionet shëndetësore.
Kjo parti ka njoftuar se gjendja e kryetarit Mustafa është stabile e në përmirësim të vazhdueshëm, dhe shumë shpejt pritet rikuperimi i plotë dhe rikthimi në kryerjen e detyrave akademike dhe politike.
“Falënderojmë mediet dhe opinionin publik për interesimin”, është thënë në njoftimin e LDK-së.