Gjendja shëndetësore e policit të plagosur në veri, jashtë rrezikut për jetë
28 maj 2019
| 17:51
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj, bashkë me disa prokurorë të kësaj prokurorie, dhe me kolonel Nexhmi Krasniqi, drejtor rajonal i kufirit në Gjakovë, kanë vizituar policin Hysen Ademi, i cili është plagosur sot në veri të Kosovës gjatë një aksioni policor.
Me këtë rast, ata i kanë uruar policit Ademi shërim të shpejtë dhe kthim te familja dhe detyra e tij.
Mjeku kujdestar në spitalin rajonal të Gjakovës “Isa Grezda”, Ali Tolaj, ka thënë se gjendja shëndetësore e policit të plagosur është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.