Gjendja shëndetësore e shkrimtarit Salman Rushdie po përmirësohet

14 gusht 2022 | 08:16

Romancieri britanik me origjinë indiane, Salman Rushdie, u ther me thikë nga një person në Nju-Jork. Agjenti i tij, Andrew Wylie, ka deklaruar se ai është në gjendje të flasë, shkruan “The Guardian”.

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, e ka vlerësuar Rushdie për “refuzimin e tij për t’u frikësuar ose heshtur”.

“Këto janë blloqet ndërtuese të çdo shoqërie të lirë dhe të hapur. Dhe sot, ne riafirmojmë angazhimin tonë ndaj atyre vlerave thellësisht amerikane në solidaritet me Rushdie dhe të gjithë ata që mbrojnë lirinë e shprehjes”, tha presidenti.

Të shtunën, Hadi Matar, i dyshuari për sulmin e së premtes në festivalin letrar në Nju-Jork, u deklarua i pafajshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trembëdhjetë avionë të forcave ajrore kineze shkelën hapësirën ajrore të…