Gjendje alarmante në Fushë Kosovë pas reshjeve të shiut

06 qershor 2019 | 13:32

Kundërmimi i rëndë nga ujërat e zeza pas reshjeve të shiut, ka alarmuar banorët e Fushë Kosovës. Ata kanë reaguar edhe përmes rrjeteve sociale duke shprehur frikën për ndonjë epidemi të mundshme si pasojë e situatës së krijuar, kurse Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në këtë komunë, i ka bërë thirrje Ministrisë së Mjedisit të merret me gjendjen e krijuar.

Reshjet e shiut të mërkurën u kanë shkaktuar telashe të mëdha banorëve të Fushë Kosovës, pasi ujërat e zeza kanë vërshuar gjithandej rrugëve të qytetit, në bodrumet e banesave e oborre të shtëpive, duke shkaktuar kundërmim të rëndë gjithandej, ndërkaq kanë shtuar frikën e banorëve të kësaj komune për ndonjë epidemi të mundshme.

Edhe pasi ka pushuar shiu, kundërmimi nga ujërat e zeza vazhdon t’i shqetësojë banorët e kësaj komune.

“Reagime të qytetarëve ka pasur në adresë të PDK-së në këtë komunë, kanë dërguar fotografi dhe video duke alarmuar për gjendjen e krijuar nga ujërat e zeza. Ata kanë hedhur kritika në drejtim të qeverisjes komunale të Fushë Kosovës, duke thënë se ndonëse shumë herë kanë bërë thirrje për gjendjen me kanalizimet, e të cilat u shkaktojnë telashe të tilla sa herë që ka reshje të shiut, komuna nuk ka ndërmarrë asnjë hap në këtë drejtim”, është thënë në komunikatën e PDK-së në Fushë Kosovë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka…