Gjendje dramatike në Klinikën Infektive, një infermier duhet të kujdeset për 30 pacientë

30 gusht 2021 | 21:50

Kryetari i Odës së Infermierëve të Kosovës, Naser Rrustemi ka thënë se infermierët po përballen me lodhje të madhe në punë.

“Sot një infermier duhet të kujdeset për 30 pacientë pavarësisht riorganizimeve që janë bërë së fundmi”, ka deklaruar në “Debat Plus”, Rrustemi.

Rrustemi ka theksuar se së paku në klinikën infektive infermierët e kanë të pamundur të arrijnë detyrat që i kanë.

“Shpesh herë infermierët po mbesin pa ngrënë dhe pa pirë për shkak të punëve të rënda që i kanë. Atje është një dramë”.

Rrustemi ka thënë se tashmë do të vijë infermierë të rinj në QKUK, por sipas tij është vonë.

Rrustemi ka theksuar se tashmë do të vijë infermierë të rinj në QKUK, por sipas tij është vonë.

Ai ka pohuar se infermierët janë të indijuar nga të gjitha qeveritë.

“Ne jemi të shkelur edhe me ligjin e pagave…Mos të flasim për këtë 60 euroshin që na u dha në fund. 2 euro në ditë për shërbim 24 orë. Fyerje për ne”, ka thënë ndër të tjera Naser Rrustemi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben…