Gjendje e rëndë nga vërshimet në Suharekë
16 gusht 2018
| 10:02
Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar përmbytje në komunën e Suharekës.
Këtë e ka bërë me dije vetë kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Faceboo”, ku ka shkruar se të gjithë mekanizmat po punojnë për përmirësimin e gjendjes.
“Duke pasur problem komunikimin, bëj thirrje që ekipet emergjente nga Regjioni i Prizrenit të na ndihmojnë në tejkalimin e kësaj situate të vështirë nga vërshimi i ujit.
Qyteti është bllokuar nga uji, ndërkohë në shumë fshatra ka dëme materiale.
Me ndihmën e Zotit, duke qenë bashkë njëri-tjetrit shoresojmë ta tejkalojmë këtë sfidë bashkë”, ka shkruar Muharremaj.