Gjendje e rënduar me Covid në Kinë, pas lehtësimit të masave

05 janar 2023 | 14:34

Pacientët, shumica prej tyre të moshuar, janë të shtrirë në barela në korridore apo marrin oksigjen, ndërsa janë ulur në karrige me rrota në kryeqytetin e Kinës, Pekin, ndërkohë që Covid-19 po përhapet me shpejtësi.

Kina muajin e kaluar lehtësoi kufizimet e vendosura për pandeminë pas gati tre vjet izolimi total të vendit, që përshinte ndalime udhëtimesh dhe mbyllje shkollash që kanë shkaktuar një taksë të rëndë në ekonomi dhe kanë shkaktuar protesta në rrugë që nuk janë parë që nga fundi i viteve 80-ta, raporton Voice of America.

Po ashtu, Pekini kundërshtoi masën e shumë vendeve evropiane, si dhe Shtetet e Bashkuara, për të detyruar pasagjerët kinezë të testohen për COVID-19 para hyrjes në vende tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten do të zhvillohet xhiroja e 20-të në Ligën…