Gjendje “lufte” në Barcelonë/ Protestat e dhunshme në ditën 6-të
Kanë hyrë në ditën e gjashtë protesta dhe greva e përgjithshme që kanë paralizuar Barcelonën në mesin e zemërimit në vazhdim për liderët separatistë katalanë, të burgosur.
Dhjetëra e mijëra demonstrues hynë në qytet të premten, duke ndaluar tramvajet dhe duke bllokuar rrugët.
Protestat kanë marrë përmasa të tilla që kanë çuar edhe në shtyrjen e të famshmes El Clasico mes Barcelonës dhe Realit të Madridit, ndërkohë që Sagrada Familia në Barcelonë, një nga atraksionet më të mëdha turistike, u mbyll pasi protestuesit bllokuan hyrjen.
Të paktën 96 vetë u plagosën pasi protestat u përhapën në të gjitha rajonet veri lindore të Spanjës. Të mërkurën, barrikadat u dogjën dhe shishe me benzinë u hodhën ndërkohë që protestat mbërthyen qendrën e Barcelonës.