Gjeneral Ante Gotovina i ndihmuar nga ushtarakët shqiptar për katër ditë e ka çliruar Kroacinë
Sot bëhen 23 vjet nga operacioni kur “Stuhia” (Olluja) i Forcave të Armatosura Kroate për të kthyer kontrollin e pjesëve të Kroacisë, të marra nga serbët në fillim të vitit 1991.
Serbët kishin deklaruar pavarësinë e tyre nga Kroacia, duke shpallur Republikën Serbe të Krajinës, e cila megjithatë kishte mbetur e panjohur ndërkombëtarisht.
Më 4 gusht të vitit 1995, sulmi ka nisur me 150 mijë trupa kroate, të cilat shpejt kanë thyer linjat e ushtrisë serbe në Krajinë, për të avancuar drejt Kninit.
Në ditën e dytë të operacionit, forcat serbe janë shembur dhe pjesa më e madhe e ushtrisë së Jugosllavisë është tërhequr.
Forcat kroate kanë rikthyer rajonin për katër ditë, duke i dhënë fund operacionit më 8 gusht. Operacioni është cilësuar si ofensiva më e madhe tokësore në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore.
Ky operacion ēshtë udhëhequr nga Ante Gotovina dhe shumë ushtarak shqiptar ndër ta edhe Agim Çeku.
Në të janë vrarë qindra serbë, ndërsa mijëra të tjerë kanë braktisur shtëpitë.