Gjeneral Brahimaj uron festat e Nëntorit
E valëvitur nëpër shekuj kjo ditë e krenarisë sonë kombëtare, solli me vete shumë ngjarje të rëndësishme.
Heroizmi i Skenderbeut dhe luftetareve te tij pikerisht ne kete datë të vitit 1443 çliruan Krujën nga pushtimi shekullor otoman dhe ngritën flamurin tonë kombëtarë.
Nëntori që solli 1912, e që me vete solli edhe pavarësinë e atdheut, me ngritjen e flamurit në Vlorë nga Ismail Qemajli dhe bashkëatdhetarë të kohës. Edhe një herë dy-Krenarja jonë u valëvit në qiellin e tokës që qëndroi heroikisht ndër vite, shekuj e mileniume e patrembur, e pamposhtur dhe e etur për liri.
Gjeneral Lahi Brahimaj, përmes një postimi në profilin e tij ‘Facebook’, iu ka uruar gjithë shqiptarëve festat e Nëntorit.
Urimi i plotë i Brahimajt:
Për ta përmbushur pavarësinë, qe nuk iu dha e plotë trojeve etnike, erdhi edhe nëntori i tretë. Nëntori i UÇK-së, Nëntori i lavdisë që dëshmoi se ne ilirët e trojeve Ilire nuk na dhimbset gjaku për t’i ujitur rrënjët e Lirisë.
Kësaj date ia shton rëndësinë dhe 28 nëntori i vitit 1955 datëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari.
Urime 28 nëntori të gjithë shqiptarëve, lavdi të rënëve ndër breza për lirinë e kësaj toke.