
Gjeneralbrigade McKinney viziton Kosovën, diskuton bashkëpunimin në mbrojtje
28 mars 2025
| 11:58
Gjeneralbrigade Chris McKinney, zëvendësdrejtor i Drejtorisë së Planeve, Politikave, Strategjisë dhe Aftësive të Komandës Evropiane të ShBA-së (EUCOM), së fundmi ka qenë në Prishtinë.
Në këtë vizitë, ai është takuar me udhëheqës të lartë të ambasadës amerikane dhe ushtarakë kosovarë, përfshirë ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci, si dhe komandantin e shtabit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe shtabit të FSK-së.
“Takimet dhanë një mundësi për të diskutuar bashkëpunimin në mbrojtje dhe zhvillimin e sigurisë dhe mbrojtjes së Kosovës”, është thënë në njoftimin në “Facebook” të Komandës Amerikane në Evropë.