‘Gjeneral e president’, daja i Rexhep Selimit tregon si i kishte raportet ‘dhjetëshi’ me Thaçin në luftë
08 nëntor 2023
| 16:41
Raportet e Hashim Thaçit me Rexhep Selimin në kohën e luftës, kanë qenë tejet të afërta dhe miqësore.
Avni Krasniqi, daja i Selimit, ka thënë se raportet e afërta si në kohën e luftës, Thaçi e Selimi i kanë tash në Hagë. Kjo pas vizitës që Avniu e kishte në Hagë.
“Kishin me Thaçin qaq shoqëri të madhe, si qysh e kanë pasur kur ia kanë filluar luftës. Qaq mirë jam ndi, qaq mirë po kalojshin tu i thanë njëri-tjetrit gjeneral e president, qaq shokë të afërt ishin, ata gjithë janë kanë, mirëpo politika pak i ka prishë, ato janë sene që politika e bën të veten. Si shokë, si dy studentë, qysh i kam parë tu kalu, ishalla kalojnë edhe kur kthehen prej atje”, ka deklaruar Krasniqi në një dokumentar në “ TV Dukagjini”.