Gjeneral Haradinaj kujton komandant Lajçin

19 prill 2020 | 10:18

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot komandantin Selman Lajçi, për të cilin ka shkruar se duke nderuar komandant Lajçin, nderohen të gjithë dëshmorët e asaj pranvere të përgjakur në Rugovë e Podgur.

Teksti përkujtimor i tij:

Përderisa Brigada 136 “Rugova” , po bënte përpjekjet titanike për shpëtimin e të plagosurve, Kosovës i dha shumë dëshmorë.

E shpresa e fitores u forcua, me ardhjen e djemve të Atlantikut, në ndihmë të Luftës Çlirimtare.

Duke kujtuar e nderuar sot komandantin Selman Lajçi, nderojmë të gjithë Dëshmorët e asaj pranvere të përgjakur në Rugovë e Podgur.

Nderojmë dhe kontributin e djemve tonë, që nga Shtetet e Bashkuara, sollën shpresën e lirisë.

Lavdi! RH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Martin Muno Nga informohemi ne për pandeminë e “Koronës”? Sigurisht…